Wednesday, March 12, 2025
BallinaLajmeZymer H. Haliti -PORTRET SHIU

Zymer H. Haliti -PORTRET SHIU

Sonte mes pikave të shiut
pikturova portretin tënd …
ashtu siç bien lotët e fëmijës
kur kërkon nënën anekënd.

Fytyrën ta vizatova nga avulli
që në xhamat ishte shprëndarë
por kjo zemër s’pushonte së rrahuri
që kur sytë e tu n’ëndërr i kam parë.

Shiu dhe mëtej vazhdon të bie
e copëzat e borës e shoqërojnë
ajo buzëqeshje në mend më vie
ca pika shiu e lot faqeve shkojnë.

Kjo natë e ftohtë me shi dhe borë
më kujton portretin tënd përrallor
sado që e bukur ishe kur buzëqeshje
gjithçka u tret në portretin heshtje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT