Sa “shekuj” ne kishim pa u parë,
Po pranë njërit-tjetrit na solli ky shi,
Ky shi nervaprishur sikur njerëzit përqark,
Puth unë, Puth ti…
.. Litarët e shiut po rrihnin me kamxhik,
Këta vitet që kishim humbur që të dy,
Njerëzit nën cadra si këpurdha gjumash,
‘ Më puthje mua, Të puthja ty! ..
Vec llampa neoni si vajza lënesha,
Se nata e shiut e errët ish,
Të shtrëngoja, me shtrëngoje,
Unë puth! Ti puth!
._.
Vec një plak se c’u ndal te cepi i bulevardit,
Nën mimozën e celur po na shihte si skuth,
A shi, a lotë rridhnin nga sytë e plakut…
Unë puth! Ti puth!