Fushave e lëdinave, si fëmijë ka shetitur,
Atje në vendlindje,
Për hallet nuk ka ditur.
Sot, në sheshet e Europës,
Shetit mërgimtari,
Hallet e kanë ngrysur,
Shpirtin i djeg malli.
Afrohet ngadalë, shikon në pasqyrë,
Duke ju dridhë buza.
Numëron rrudhat në fytyrë.
Dhe flet me vete:
“Thotë kjo është pleqëria,
Njeriu vonë kuptoi,
Sa shpejt ikë rinia.