Sunday, September 14, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-ASGJË SIKUR DJE

Zymer H. Haliti-ASGJË SIKUR DJE

Asgjë nuk ndodhi sot,asgjë…
vetëm një pëlhurë e bardhë m’ra në sy
unë të them diçka në vesh e pa zë
në besë më flet mua e në besë të flas ty.

As sot e as nesër s’kam më asnjë fjalë
ato fjalët e thëna n’gjuhën tonë u tretën
nganjëherë jeta…është si një përrallë !
kërkuam t’Përhiturën e Borëbardhen gjetëm.

Fjalët s’kanë peshë kur i bren harrimi
ashti i tyre nga boshtësia ushton
ky zë i heshtur s’është vetëm i imi
me dridhjet që mekën n’ritmin monoton.

Heshtja prap troket në portën e vjetër
e unë bëhem i shurdhër,sikur s’e dëgjoj
fjalët që s’i thash strukur janë në letër
po presin momentin të na vënë në lojë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT