Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-NË KRAHË PAFUNDËSISH

Brixhilda Dede-NË KRAHË PAFUNDËSISH

Në të ftohtë, zgjuar qyteti.
Ngrica pas shtëllungë resh zvarritur.
Hapat e fundit të një qytetari në nevojë dëgjohen, si tingull i venitur.

Qyteti bënte të zgjohej, larë sytë sklepash,
me pjatë boshe në dorë.
Radioja si papagall fliste, se dielli në tjetër qiell do të zgjojë.

Ti nuk harrove ritualin e netëve ,
të vije buzët mes gjoksit ,
Pas ekstazit, të më përqafoje!
Shpirti yt, lindur për të dashuruar!
Udhëtuar, në ditë= netë pasionesh!

Dhe unë që nga koha, shuar mbaja fanarët e shpresës,
Rrëfimit tënd erotik vallëzoja.
Ti lindja, perëndimi im!
Asgjë tjetër përreth nesh, s’ egzistonte!

Ca pupula resh si mëndafsh qëndronin shpërndarë,
Nga erëra të ngrohta zbutur.
Befas, qielli ndezur në portokalli.
Dielli në të kaltër zhytur!
Dhe ti, .. po aq, po aq e bukur!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT