Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Kadare: Ti do vish patjetër…

Ismail Kadare: Ti do vish patjetër…

Telefoni po merr një sy gjumë para ardhjes sate.
Abazhurët varen të heshtur mbi pritjen.
Përbindëshat mbi qilimin e dhomës dremitin të qetë.

Ora kaloi.
Ti u vonove.
Drita e abazhurëve u bë e keqe.
Si i vrarë telefoni ka rënë përmbys e s’merr frymë.
Tani përbindëshat filluan të lëvizin,
Ja, po zgjohen me leshra të kërleshur mbi qylym.

Ti do vish patjetër të qetësosh gjithçka.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT