Wednesday, February 19, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Kosovë, Çamëri pengu I motit

Arjana Fetahu Gaba-Kosovë, Çamëri pengu I motit

E coptuan Atdheun si të qe fushë shahu
E ç’ish për ta Shqipëria
Ata s’menduan kush vdiq e kush qau
A në dridhej në djep fëmija


Akoma ndien dhimbje shqiponja
Në trup ende dy plage I ka
Në kufijtë që vuri dushmani
U ndanë dashuri të mëdha


Kosovë, Çamëri pengu I motit
Përse na shkelin mbi plagë
Dy dashuri, dy uratat e Zotit
Jeni amaneti I bardhë


A vjen vallë çasti i shumpritur
T’ua ndreqim varret e harruar
Lab ,Kosovar, Çam emërndritur
Të gjithë rreth sofrës të bashkuar


Me një sharki ti zgjojmë legjendat
Një trup Kosovë dhe Çamëri
Ashtu si zoti krijoi botën
Ashtu të bëjmë prapë Shqipëri

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT