Wednesday, February 19, 2025
BallinaVitrina e libritQazim Berisha -Nëpër sfida të jetës

Qazim Berisha -Nëpër sfida të jetës

Jeta ka batica e zbatica
Ajo laura të xjerr përpara
Herë bëhet mikëluese
E herë trëndafil me xhemba

Jeta herë bëhet valë deti
Të përplas pamëshirshëm për shkëmbi
Herë të zhytë e herë të nxjerr në brigje
Si peshkun e zhveshur

Por ti mik bëhu notues i mirë
Mos të fundosin valet e detit
Kaloi edhe furtunat
Nëpër ato shtigje të jetës

Jeta ka batica dhe zbatica
Mos iu dorëzo fatit
Ec vertikalisht
Se ke forcën e shpirtit

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT