Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Martires Kosovë

Llesh Ndoj-Martires Kosovë

Dua t’kuptoj moshën,
t’i numëroj vitet Ty,
martirja jonë Kosovë,
e shtrenjta Dardani.

Vështroj rrudhat n’ballë
dhe depërtoj në thellësi,
n’genet tuaja t’kristaltë
ku lexoj veçse lashtësi.

Numëroj plagët e shpirtit,
brajat në kocka shënjuar,
kuptoj aty mbejetesën
e këtij gjaku të kulluar!

Përhumbem në mendime
gjerizeve të gjakut që rrjedh,
ç’kuptim ka shtatëmbëdhjeta
e ky Flamur i verdhë?!

Jo, oj Kosova jonë trime
ti e lashta Dardani,
mosha jote është moshë e kësaj toke
e gjaku yt i pastër është shqiptari!

Me gjuhën tënde, gjuhë zotash
e Flamurin e qëndisur, Kuq e Zi,
ti ndërgjegja e vrarë e kësaj Evrope
ke qenë, je dhe mbetesh shqiptari!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Ndoc Gjetja-Lojë Dashurie

Murtez Asllani -FOTOGRAFIA

Lumni Nimani -Gjuha shqipe

Anila Kodra-DËSHIRAT E MIA..