Poetesha Kim Shin Young është kritike letrare. Ka doktoraturë në letërsi nga Universiteti Chung-Ang dhe më pas ka punuar si lektore universiteti. Në vitin 1994, Kim mori Çmimin e Shkrimtarëve të Rinj nga revista letrare East-West Literature. Poetja në fjalë ka botuar gjashtë libra, duke përfshirë përmbledhje poetike si: “The Garden of the Magnificent Lace Mushroom (Munhakgwa Jiseongsa, 1996) dhe Magic Shop (Yeounangol, 2021), si dhe libra mbi kritika letrare dhe shkrime e poezi. Kim Shin Young ka qenë Kryeredaktore e Letërsisë dhe Arteve Aziatike dhe Drejtoreshë e Bordit Editorial së Shoqatës Letrare të Krishterë. Përveç kësaj, ajo ka bashkëpunuar nëpër gazeta dhe ka marrë mbështetje kërkimore nga Korea Research Foundation në vitin 2020. Vlerësimet e saj përfshijnë përzgjedhjen si Shkrimtare e Shquar nga Fondacioni Kulturor Gyeonggi në vitin 2019, mbështetjen e publikimit nga i njëjti fondacion në vitin 2016, Çmimin e Kulturës Hangeul në vitin 2015, Çmimin e Poezisë të Fondacionit Simsan në vitin 2023 dhe Çmimin e Lidershipit të Grave nga Christian Women’s News në vitin 2024.
Gjithashtu, Dr Kim është lektore në Fondacionin Kulturor Icheon dhe mban rolin si Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve Icheon.
KEQARDHJE PËR PRANVERËN
Duke e larguar dimrin thumbues
majën e një filizi kap.
Për një kohë të gjatë,
mendova se dimrit fundi i erdh,
por duke parë fytyrat që në flladin përtej kodrës përkunden, ngazëllim ndiej.
Pranvera vjen, teksa pendët fërshfërin
vinçat tepër ngurrues për të deklaruar ardhjen e saj.
Shoh pranverën që tashmë në përrua mbërrin
ju sythe shelgjesh në lulëzim të plotë jeni,
e megjithatë, vetëm tani,
pasi dimri ka kaluar, të takoj.
Më vjen keq për pranverën,
edhe pse tashmë ka mbërritur,
por me zë të lartë nuk mund ta them.
Ethet shtohen, kollitja kraharorin më shpon…
natën gjatë durova.
Edhe në ditët e sëmundjeve të rënda
kur vetmia dhe dhembja rëndë peshonin,
pranvera akoma vjen, dhe ti ende vjen.
Pranvera, në mënyrë kaq solemne mbërrin…
keqardhje ndiej…
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese