Shkruan Nexhat Ajdini
Kjo është kremte njëditore që kremtohet nga të gjithë të rinjtë e fshatit Kuk si gjithkund në Opojë në muajin mars dhe është dita e parë e pranverës.Të rinjtë e fshatrave së bashku me fëmijët marrin ve të ziera të ngjyrosura dhe të bëra lara-lara nga nona, motra apo dikush tjetër në familje. Djemtë dhe vajzat e një fshati mblidhen në grup dhe shkojnë në një vend të caktuar me vezë në dorë. Si djemtë ashtu edhe vajzat ecin duke vallëzuar dhe kënduar dhe kur arrijnë në vendin e caktuar i cakrrojnë vezët me maje, pra bëjnë gara se cila vezë është më e forta, ku secili deshiron që veja tij ta thyej vezën e shoqit a të shoqes. Ai i cili e ka venë më të fortë kënaqet nga gëzimi. Ato vezë që thehen i qeërojnë dhe secili e ha vezën e vet. Të rinjtë e të rejat ndezin zjarrin lidhin belin e kokës që mos të kenë dhembje të kokës. Barinjt ditën e verës u japin kripë bagëtisë. Vajzat duke i thyer vezët së bashku me djemtë e lagjes këndojnë:
Kŋon bylbyli nôpor ara
Po koŋon bylbyli nopor ara t’gata
Koŋo or bylbyl se une jom te baba
Po koŋon bylbyli nopor ara t’gjôna
Koŋo or bylbyl se une jom te nôna
Po koŋon bylbyli nopor ara t’çume
Koŋo or bylbyl se jem e fejume
Po koŋon bylbyli ka pormi gjelbrime
Sevdaja e devojkos ne t’jete kujtime
Qajo bjeshka sa me vrôna
Qajo bjeshka sa me vrôna
Xhi po na baron gajlot tôna
Qajo bjeshka sa me dullia
Xhi po m’i baron gajlot e mia
Lum mori lum kah vera to dal
Mali to qit gjeth fusha to qit bar
Lum mori lum ka vera me shkue
Mali to qit gjeth fusha to gjelbrue
Karafil me hoka
Karafil me hoka, karafil me hoka
Loja por devojka
Mollaj vogol oj
Karafil me pika, karafil me pika
Sevdaja por çika
Molla vogol oj
Karafil no ftue, karafil no ftue
Çika pa fejue
Molla vogol oj
Po koŋon bylbyli
Po kŋon bylbyli
Po koŋon no ferr
Koŋo to lumt goja
Se dolom no ver
Po koŋon bylbyli
Nopor fusha t’gjôna
Kono bylbyl kŋo
se verza e jôna
Po koŋon bylbyli
Po koŋon te dera
koŋo bylbyl kŋo
Se ka ardh pranvera
Kulot e sfillos
Kulot e sfillos to t`i çiorr
Devojknis to t’ja nxiorr
Kulot e sfillos to t`i bôj copa
Mos t’me jete marak devojka
No m`u çerrshin sormahalli
Ni par qera m’i blen vllai
Kur po m’tekot te devojknia
S’po m’i nxe lotot shamia
Ori vajz e pa dhôn
Ori vajz e pa dhôn
Sikur kali kur hi no lôm
Po shkon devojknia sa me lezet
Kur po nçohom sahati tet
Shum po m’kôndot te nôna t’rri
Pak po punoj e shum ma di
Shum po m’kondot me ŋejt tê nôna
Nô dyshek po m’zê e vôna
Devojk te nana
Lumja un e lumja-devojk te nôna
xhi po bie heret e po me zê e vôna
xhi po bie heret e po m` zê e vôna
Ani mori pula
Ani mori qura
Ani se po shkojm
na vajzat- o por lula
Ani mori verêz o e lumja verêz
Ani dita e par o e pranveres
E zota shpis
ani sila asht o e zota shpis
Ani ne ta qete o rendin e flis
Ani ne ta qete o rendin e flis
Ka ra dilli, ani ka ra dilli o nê maje tô mollos
Se kshtu po lujn vajzat e Opojos
Kur vijnë femijët afër shtëpive këndojnë:
Dilni plaka, dilni nuse
Po ju bina na lule të kuqe
Çdokush shkon në shtëpinë të vetë, duke i venë lule nëpër dyer të oborrit, votrës, të dhomave. Ditën e verës në çdo shtëpi të fshatrave të Opojës gratë qesin për darkë fli. Fëmijët afrohen afër votrës ku bëhet flija dhe këndojnë:
Oj e zota shpis
Sillu rreth flis
A kije lope, a kije dhen
A kije carrok, a kije djem
Atëherë gruja që pjek flinë u përgjigjet:
Kam kam njô ma tepôr e kôm.
Vjen koha për të ngrënë darkë dhe pasi që të shtrohet sofra, tepsinë e filisë e qesin në sofër. Ulen të gjithë të hanë fli.nNë sofër ulen edhe vajzat që janë të pa fejuara. Vajzat kafshoren e parë nuk e përbijnë, por fshehurazi pa u diktuar nga askush e fshehin në palë të kuleve derisa shkojnë për të fjetur. Këtë kafshore të flisë kur shkojnë për të fjetur e shtijnë ndër jastek duke e bërë nijet që në ëndërr ta shohin ndonjë fshat sepse në fshatin Kuk sikurse edhe gjithkund në Opojë vajzat besojnë se cilin fshat e sheh ëndërr, në atë fshat vajza opojare do të fejohet