Te kam thene:
_Mos u dashuro me mua !
Se une qaj, qesh si femije..
Ti nuk loton si une…
Mos u dashuro pas meje !
Une rend, iki larg…
” Mbi krahet e eres fluturoj.
Edhe ylberin e kaloj.”
Ti nuk me kap dot…
Kur ti mbremjeve fle i qete..
Une ” i renkoj netet me dert “..
Peshperis emrin tend
dhe nuk te prek…
Mos u dashuro me mua !
Une ” e puth ne buze henen cdo nate “
“Lotet kristal i gdhend gjerdan ne gushe “.
Harkun e saj” e bej karfice mbi koke”.
Dhe e lire humbas neper nate deri vone…