Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Kosumi Syla-Zemra që Rrahu për Liri(Dëshmores, Antigona Fazliu)

Drita Kosumi Syla-Zemra që Rrahu për Liri(Dëshmores, Antigona Fazliu)

Në dritën e agut, një emër shndrit
Antigona, bija e Dardanisë.
Me zemër prej flake e shpirt shqiponje
Pushka e saj thërriste lirinë.

Në gjurmët e saj, gjaku u bë këngë,
Amanet mbeti në dheun e shenjtë
Në fjalën e fundit, në hapin e shtrenjtë
Liria u ngrit nga guximi i saj.

S’ka plumb që vret atë që s’harrohet
S’ka terr që shuhet kur dielli zgjohet
Në zemrat tona, përjetë do mbetesh
Antigonë, zemër e lirisë që s’do të tretesh!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT