Friday, February 21, 2025
BallinaKulturëNexhat Ajdini-Ninullat në trevën e Opojës - Dragash

Nexhat Ajdini-Ninullat në trevën e Opojës – Dragash

Këngët e djepit, ninullat ose ninanonat, shprehin dashurin dhe dëshirat e prindëve për fëmijet e tyre kur nënat i vën në gjum fëmijët dhe i përkundin për t’i marr gjumi më shpejt:
Nina nona djalin gjumi
Do ta lidhi, do ta përkundi
Nina nona djalin gjumi
To ta lidhi to ta porkundi
Nina nona gjumi omol
T’i boj djalit porshesh me tomol
Porsheshin me tomol t’ja shti n’dollap
Kur t’mçohot biri nona to t’ja jap
Nina nona gjumi me sheqer
To ti boj djalit çarap me tel
Çarap me tel edhe me larë
Se e kom nona djalin por mallë

Gjum more gjum hajde ma shpejt
Se biri nonos ka ra me fjet
Gjum more gjum hajde to nga
Birin e vogol mos ma lë me ka
Ukë more ukë rri atje
Djali i vogol ka rap o fle
Rri atje o more ukë
Birin e vogol mos hajde me tut

Ore gjum hajde të bija
Po t’pret Lumja me gurrabia
Ore gjum hajde të vajza
Po t’pret Lumja me çokollada

Ninullat janë këngë që dalin nga zëmra e nënave apo gjyshëve opojane, duke u dëshiruar fëmijëve të tyre gjumë të ëmbël, jetë të gjatë. Ninulla e thirrjës së gjumit të ëmbël për ta marrë djalin, i cili vjen nga livadhi.

Gjum more gjum hajde to nga
Se vajzon e nonos mos ma lë me ka
Nina nona pot porkundi
Ishalla vajzon ma zë gjumi
Gjum more gjum hajde ma shpejt
Se vajza nonos ka ra me fjetë
Rritu moj bijë rritu ma shpet
Ti nimoje nonos vet
E ne ti nomoje nonos vet
Ne t’ja boje punot krejt
To ta rujmë vajzon me çokollada
Xhi e ka nona ma sugarja
Edhe e ka nona ma sugare
Edhe kur t’mo shkoje no livadhë
Me bofqe t’kuqe e çitjon t’bardhë
No livadh me kthye bar

Nina nona vajzon e vogol
E vogol e vogol sa një googol
Sa një kokorr kokorr rrush
Si vajza jeme soshtë korkush
Hajde gjum to lutom shumë
Merre vajzon ma bon pllum
Hajde gjum e ndash me ardhë
Merre vajzon me krah to bardhë
Hajde gjum me krah to bukur
Ma rrit bijn e nonos ma bon flutur

Nëna e thirr gjumin jo vetëm që fëmija e saj të flej por edhe që të rritet. Kur fëmija zgjohet nga gjumi, nëna do t’i jap përshesh me tomol.

Nina nona ore bir
Fli se gjumi to bon mirë
Ore biri nonos fli e fli
Masanej n’çohu e rri
Nina nona gjumi omol
T’i bojë birit porshësh me tomol
Porsheshin me tomol t’ja shti ndollap
Kur t’mçohot biri nona do t’ja jap
Nina nona ore bir
Fli se gjumi te bon mire
Ore bir fli e fli
Masandej n’çohu e rri
Nina mori nina e birin-o
Xhi e kom sa t’mirin-o
Nina mori nina djalin-o
Xhi e kam sa t’omlin-o

Nina nona birin
Ne t’ma zeje gjumi t’mirin
Ne t’ma zeje gjumi omol
To ti boj porshesh me tomol
Birin tem nina-nina
Do ta çoj çobon në trina.

Përmes këtyre këngëve nënat i derdhin ndjenjat për foshnjët e tyre të dashura. Këngët gufojnë nga zëmrat e nënave, nga shpresat dhe gëzimet e tyre dhe melodia e këndëshme e këngës të shkurtër në të cilën nëna vë në gjum fëmiun dhe i dashuron fëmiut gjum të ëmbël.

Po vjen gjumi duke pyt
A ka ra djali me fjetë
Po ka ra e po e e merr gjumi
Gjyshja vetë po e përkundi
Po vjen gjumi nopor ara
Djali nonos deli porpara
Po vjen gjumi nopor fushë
Djalin tem po e puth në gushë
Hajde gjum mos u vono
Djalit temë synd me ja rëndo
Po thot gjumi po vi ma shpet
Thuj djalit a po më pret.

Nina nina, birin tem
Se do t’çoj nana çoban me dhen
Nina nina, po t’perkundi
Birin tem t’ma zë gjumi
Ma zë gjumi, gjumi i ombol
I ban nana pershesh me tomol

Këto këngë megjithse i gjejmë si variante mjaft të përhapura, shpesh janë improvizime që nëna i bënë aty për aty. Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët nina-nona djalin apo vajzën.
Në nina-nanat në opojë gjithashtu janë karakteristike që fëmija të bëhët plak me mjekër dhe i vjetër:

Nina nona more bir
Fli se gjumi to bon mire
Nina nona n’djep to arros
T’i mu bofsh plaki mahallos
Nina nona n’djep to drunit
T’i mu bofsh plaki katundit
Nina nona n’djep to vjetor
T’i mu befsh plakë me mjekor

Nga nënat opojare thirrja e gjumit për ta zenë fëmijën krahasohet me ëmbëlsirën, me sheqer dhe me arra, që njëheritsimbolizon edhe bukurin e fëmijës.

Ori Sabina rritu ma shpet
Neve zemra s’po na prêt
Une Sabinon to ta lidhi
Bukë me vo to ti porzhiti
Ori Sabina synin e zi
To kom vajzë por bukuri
Nina nona net ma zeje gjumi
Nenja vet po e perkundi
Nina nona ore gjum
Ma rrit Sabinen ti ma shumë

Nëna duke dashur ta mashtrojë fëmijën për ta marrë gjumi i këndojnë gjumit i cili vjen nga lumi, deti e bashkë më të dhe fëmijës së nënes opojare, që ta zëje, se i ka ardh afër syrit.

Hajde o pllum shko në lum
Djalit nonos bjeri gjum
Hajde pllum shko no det
Djalit nonos bjeri shendet
Hajde flutura fluturoni
Djalin e nonos t’ma gzoni
Djepi i djalit tem plot me arë
Ti mu bofshë n’katund i pari

Nënat opojare i këndojnë femijs sepse lindja e femijës kuptohej si sigurimi i vazhdimesise se jetës, i kraheve të punes, si dhe rritje dhe forcim i familjës opojare.

Nina nona birin tem
To ta çoj çobon me dhen
Nina nona gjumi djalin
Kur t’më rritet ne t’ma kllote kalin
Ore bir fitili telit
Ma rrit ore zot sa lisi Zabelit
Ore bir fitili munashit
Ma rrit ore zot sa lisi Marashit
Une djalin kur ta çoj no shkollë
To t’ja jap çonton nor dorë

Këto këngë të djepit pasqyrojnë realitetin në treven e Opojës, duke veshtruar vargjet e para në këto këngë vrejmë se ato u krijuan nga shtresa të varfura të popullësis së fshatit. Në shumë ninulla rritjën e birit nëna e krahason me pëllumbin, yllin, me drunin, kurse vajzën nëna e krahason me drëndëfillin, Orgovonin, me lulën, me mollën etj.:
Kënga nina nona n’djep prej drunit nëna tregon përkundjen e djalit në djep prej druri, duke i dëshiruar nëna djalit të saj kur të rritët të behët plak katundi, simbol i mençuris, urtësisë dhe ndarjës së pleqëris. Gjithashtu nëna opojare duke e përkundur djepin e therret gjumin që djalit ti bëje mire.

Nina nona n’djep to drunit
T’i m’u bofshë plaki katundit
Nina nona n’djep to arros
T’i m’u bofshë plaki mahallos
Nina nona n’djep me hekor
T’i m’u bofshë plak me mjekër
To ta rriti nona n’djep to vjetor
Ma rrit o zot ma bon me mjekor
Nina mori nina e birin o
Xhi e kom sa t’mirin o
Nina mori nina djalin o
Xhi e kam sa t’omlin o

Si çdo nën edhe nënat e e kësaj treve kanë dëshirë që fëmija i sajë të rritët me babë e me nanë dhe vëlla e motër:

Nina nona n’djep me sonë
Rritma djalin,
Me babë e me nonë
Nina nona n’djep me dushk
Rritma djalin
Ma bon çaush
Nina nona n’djep me kashtë
Rritma dajlin
Ma bon pashë
Nina nona n’djep me tallë
Rritma djalin
N’ketë mahallë
Nina nona n’djep të drunit
Ti u bofsh
Plak i katunit
Nina nona po t’përkundi
Djalin tem e muor gjumi

Nëna përmes këngës fëmiut i dëshiron jetë gjatë dhe kalimin e jetës me shumë të mira:

Nina nona djalin nina
T’i pres nona kmish e tlinda
Nina nona ore djal
Ma rrit zot kot beqar
Nina nona djalin n’djep
T’mo rritot biri shpejt e shpejt
Djali jem o ylli dritos
E lum nona sa shpejt po m’rritosh
Nina nona djepin plot
Oni ma rrit zot e ma qit nor shok
Po vjen gjumi duke thirr
Po pyt djalin a e ke lidh
Po vjen gjumi nopor ara
Mi ka dal djali porpara
Po vjen gjumi duke nga
Birin tem me ardhë me pa
Po vjen gjumi kadal kadal
Kadal kadal djali me fjet
Ty t’past nona bir me jetë

Ninullat në opojë janë monologe intimpoetik, ku prindërit shprehin deshirat e tyre për fëmijët që janë të lidhura me urtësin, dashurin, trimërin, shendetin, jetën e gjatë etj.

Nina nona djepin me dardhë
Kur t’mrritët biri ta qoj n’klasë t’parë
Nina nona djepin me mollë
Kur t’m’rritot biri ta qoj n’shkollë
Uk more uk shko no fushë
Se si biri jem nuk oshtë korkush

Nëna mëzi prët që t’i rritët ta qoj në shkollë dhe të jetë i pastër dhe jërdomgji:

Pantullot e Agimit me pegoll po para
Jordomgji e ka baba
Pantullot e Agimit me pegoll të koma
Jordomgji e ka nona

More Hysen pantullot me lara
Sa shpet u rrite me t’konue halla
O more Hysen pantullot me hoka
Sa shpet u rrite me t’komue motra
O more hysen emnin qysh ma kie
Si drandafilli që çelon nor hije
Por Hysenin po m’knon zemra
Xhi e kemi drandofill me rrema

Përshkrimi i bukurisë së djalit që krahasohet me pëllumbin, rritjes së flokëve të krahasuara me mendafshin, pastaj permes ninullave nëna shpreh deshirën që djali të këtë trup të shendosh dhe ta bejnë synet dhe kur të rritet djali do ta shetitin përdore, përkundja me deshirën për trup të shendosh sepse është djal që ka lind pas shumë motrave.

More vllau jonë, o more gugaq
Flokot e tua si munashaq
Nina nona djalin
Shtatin si hendekë
Kur të më rritet
Do ta bej synet
Nona djalin do ta rriti
Do ta mar por dore
Do ta shetiti

Ninulla e dëshirës së nënës opojare që djali të rritet, të ketë trupin e forte, të arrij t’a dërgojë në kurbet për të fituar, për t’u kujdesur për nënën dhe babanë, të arrijnë ta martojnë, nusja të kujdesët për prindërit, t’u bëjë atyre kafe dhe të pastroj shtëpin.
Këngët e djepit ose nina-nënat në kët trevë janë këngë që nëna apo gjyshja opojare, i këndon fëmijëve. Ato përshkruajnë kryesisht dëshirat e sajë dhe të familjës.

Gjumi vjen kadal kadal
Ec vajzon teme me ma mar
Po vjen gjumi toporpjetë
E kam vu vajzon no djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A p’e merr ti shumë a pak
Nuk ta la por ni sahat
Flej bija nonos, e mshili syt
Kur t’mi çelish, i çelsh si yjt
I çelsh si yjt e çelsh si honë
Ti u rritsh me babë e nanë

Më anën e këtyre nina-nënat nëna shpreh ëndërrat për të ardhmën e të lindurit apo të lindurës, pra i këndohen njësoj si djalit ashtu edhe vajzës.

Djali nonos rritu ma shpet
Sikur druni xhi shkon propjet
Fli ti bir ndaq mu rrit
Ty t’knon nona ditë por ditë
Fli ti bir u bofsh si molla
Ty t’çon nona nopor shkolla
T’porkundi nona n’djep me fjet
Gjo e keqe bir mos me t’gjetë

Këto nëna dhe gjyshe të talentuara, permes vargjeve, fjalëve të matura, me rima të ndryshme përcjellin porosi të ndryshme.

Hajde gjum ku u vonove
Ku shetite ku korkove
Hajde gjum mos rri n’katund
Bir si temin s’kie korkunt
Hajde gjum e ardhsh i bardh
Birin tem me ma mar
Me ma mar me ma rahatue
Nona punot me i punue
Hajde gjum e hin mbrenda
Salt kot djal na e kena
E kemi djal por hasret
Shumë e do gjyshja e vet
Hajde gjum mos u vono
Merre djalin edhe shko
Hajde gjum hajde i leht
Biri jem ka ra me fjet

Nënat zakonisht kur këndojnë urojnë që fëmijët e tyre të behën të fort, që të punojnë në ara pa u lodhur fare, këto urime nënat opojare i benin për djemt, kurse për vajzat, keto nëna urojshin që të bëheshin të bukura, sy zeza, bel holla etj.

Nina nona-nona birin
Ne t’ma zeje gjumi t’nirin
Ne t’ma zeje gjumi omol
To ti boj porshesh me tomol
Nina nona po t’porkundi
Ishalla birin ma ze gjumi
Nina nona djalin n’djep
Mu rrit bir ti ma shpet
Nina nona more evlad
T’lasht allahu me ymor t’gat
Nina nona djal si pllumi
Lumja une xhi po porkundi
Nina nona ore djal
Lum ty zoti xhi t’ka fal
Nina nona xhi po t’porkundi
Ka ardh vakti me t’mar gjumi
Me ra n’gjum me pushue
Nona jote me t’konue
Nina nona n’djep to drunit
Ti mu bofsh plaki katundit
Nina nona n’djep to hekrit
Rritu ma shpet djali hasretit
Nina nona more bir
Fli se gjumi to bon mire
Nina nona po t’porkundi
Po t’vjen era, erë sapuni
Si sapuni xhi t’kom la
Kqyr çfarë djali nona ka
Nina nona po t’porkundi
Fli or bir se po t’vjen gjumi
Po vjen gjumi toporpjet
Biri nonos ka ra me fjet
Biri nonos ka ra me fjet
Se e ka nona o por hasret

Me nina-nënat të kënduara nga nënat apo gjyshet fëmijët kënaqen, dëfrehen dhe çlodhen. Duke i degjuar nina-nënat, fëmijët qetësohen sepse ato e kërkojnë gjumin e cila i përkund si vala e detit.

Gjum more gjum
Gjum more gjum ti ka shkove
Djalin tem ti a e harrove
Ty të martë ni gjum i lehtë
Gjumë i lehtë gjumë sevda
Ty t’bon nona motër e vëlla

Nëpërmjet nina-nënave për të ardhmën e lumtur të fëmijës, nëna ka shprehur ndjënjat më të ngrohta që djali të bëhet i pari ne katund dhe të behët i pari në shkollë.

Rritu ma shpet
Djali nonos rritu ma shpejt
Sikur druni xhi shkon porpjetë
Fli t’i bijë u bofshë si molla
Ty t’qon nona nopor shkolla
Rritu bijë rritu por ditë
Sikur drondafilli në muajin korrik
Rritu bijë kapak por here
Sikur orgovoni që rritot no verë

Edhe për vajzën nënat opojare përmesë nina-nënave dëshirojnë që vajzat të rritën dhe të behën të menqura, të jetë më e mira ndër shoqet e veta, pastaj nëna e krahason vajzën e saj me lulët e kopshtit, pra dëshiron të jetë e bukur si lulet.

T’i mu rritsh
Ti m’u rritsh si lula thonos
Si lula i thonos, si lula e mollos
Vinë e t’thrrasin shoqot e shkollos
Shoqot e shkollos, shoqe shumë
Për ty boft gjyshja lum e lum

Gjatë hulumtimit tonë nëpër disa fshatra të kësaj treve, të themi të drejtën këto këngë më kanë bërë të ndjejë një kënaqësi të madhe. Edhe pse kohën ton kur ne këmi qenë në djep nuk mund ta kuptojmë, këtë mund ta bëjnë vetëm nënat tona. Mirëpo më moshën që këmi tani, këtë punë të zellshme që jemi duke e bërë, na benë që veten tone ta vëmë në djepin e nënës duke imagjinuar vetveten sikur të ishim të vegjel. Nostologjia dhe kurreshtja e madhe, na shtynë diçka thellë në shpirt të pyesim dhe interesohemi edhe më tëpër për nina-nëna tjera të bukura. Vlen të përmendim, se nënat dhe gjyshet opojare edhe pse ishin të pa arsimuara, me rastin e këndimit të këngëve të djepit është treguar si një psikologe e mirëfilltë. Këtë fakt e vrejmë në këngët ku nëna me mjeshtëri të rrallë, me shprehje popullore dhe poetike të zgjedhura, pa e trembur dhe pa e frikësuar e vë fëmijën e saj në gjumë.

Po vjen gjumi
Po vjen gjumi duke pyt
Biri i vogol a ka fjetë
Edhe ka fjet edhe u n’que
Ka mar librat me lexue
Po vjen gjumi duke pyt
Biri i vogol a ka fjetë
Edhe ka fjet edhe u n’que
Ka mar çonton n’shkollë me shkue
Po vjen gjumi duke pyt
Biri i vogol a ka fjetë
Edhe ka fjet edhe u rrit
Ka dal me gjyshon me shetit
Po vjen gjumi duke pyt
Biri i vogol a ka fjetë
Edhe ka fjet edhe u n’que
Ka dal me shokot e po luon

Sot në ndonjë rast të rrallë takojmë ndonjë nën të re që mendon ta vë fëmijën e saj në gjumë dhe ti këndoj nina-nëna, duke e frikësuar fëmijën e duke i thënë se nëse nuk fle do ta haj kjo apo ajo egërsirë.

Hajde uk
Hjade uk hajde ma shpet
Djali nonos s’po lidhot n’djep
Hajde uk hajde tu nga
Djali i nonos n’djep s’ka ra
Uk or uk rri atje
Se biri nonos ka ra e po fle

Shumë i bukur është përsonifikimi i gjumit të cilën nëna e paraqet si pëllum që vjen dhe e merr fëmijën në krah të ti. Ritmi i ninullave përputhet me ritmin e luhatjës së djepit. Të gjitha këngët e nina nullave këndohën pa vegla.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT