Friday, February 21, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-DËBORË E ÇUDITËSHME .

Petro L. Sota-DËBORË E ÇUDITËSHME .

E çuditëshme dëbora, këtë vit kështu,
Kur binte nga qielli si e lodhur m’u duk,
Si plakat, që mbështeten në njërin gju,
Jo e bardhë, dhe e shkrifët si pambuk.

Përmbi drurët e zhveshur si flatra varur,
Si leshrat e deleve nëpër shkurre lënë,
Dridheshin drurët si lakuriq të zbardhur,
Por ashtu edhe gjethet në tokë të rënë.

Kur e shihnin ashtu, habiteshin njerzia,
Histori të çuditshme në kafe po tregonin,
Poetët ngrinin supet, nuk ju dilte poezia,
Por kishte disa, që me vargje e mallkonin.

Të tjera gjëra flisnin dhe shanin qeverinë,
E lidhnin disa të tjerë, me botën e mjeruar,
Pensionistët tundin kokën, të heshtur rrinë,
Me të njëjtat cigare, që u digjen në duar,

Nuk e prisnin dëborën, në fushë të binte,
E shpjegimin nga meteorologët kërkonin,
Nga çatitë e shtëpive, që myshku rrinte,
Të pikëlluara pikat, nëpër cepat kullonin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT