Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka -HIRI I MALLIT

Albina Ceka -HIRI I MALLIT

Mendova se vdiq, u varros malli atje,
Në trojet e legjendarit Skëndërbe.
Në ato kodra ku linda dhe u rrita,
N’ato fusha bekuar nga i madhi Gjergj Fishta.

Mendova se vdiq malli atje, aty,
thashë u dogj në turrën e mendimit.
Por më ngacmoka lotët në sy,
Hiri i mallit i skalitur shpirtit.

Hiri i mallit paska shumë fuqi,
Të ringjallë kujtimin e vdekur.
Ndër sy të shfaqen si mrekulli,
marrin formë presin për tu prekur.

Gjithësia kthehet e kapshme,
Gjaku nxehet, qelizat ndizen flakë,
Ngrihen si uragane të hatashme,
Rizgjojnë hirin e mallit të zjarrtë.

Më pas të përkëdhel flladi i fushës,
Të puthin lehtë, lehtë dallgët e detit.
Tu’j rend fushave me flatrat e fluturës,
Ringjallen kujtimet e të bukurës.

Rizgjohet vrullshëm bukuria hyjnore,
e tokës mëmë të bekuar Arbnore,
Humbet në dashurin e pakufishme,
për njerëzit e asaj toke magjike.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT