(Nexhmie Pagarushës, në përvjetorin e vdekjës)
Më zë kanarine
Nise hapin e parë
Zë melankolik
Pentagram
Në radiot e kombit
Relaks shpirti ç`na solle
Ti gurre shekullore Gurgullimë burimi
E valë deti
E pasosme
Në melodinë e këngëve
Zëri yt
Dashuria ime
Nostalgji
Që më rizgjon
Kohën e rinisë.