Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritGezim Deda -MOS HARRONI ALFABETIN

Gezim Deda -MOS HARRONI ALFABETIN

Sa të kem jetë do të shkruaj
Do i mbledh gërmat nga një
Siç ma lanë të parët mua
Do të shkruaj gjuhën memë.

Do ti shkruaj Nënë Shqipërisë
Dhe për trimat që ti rrite
Lart e mbajte ardhmërinë
Ku valëvitet flamuri Shqipes.

Do të shkruaj për trojet tona
Dhe pasardhësve që po vine
Pa Çamëri e shkup Kosovë
Nuk mund të këtë vëllazëri.

Do të shkruaj pa pënë e bojë
Amanetet do i gdhend në gurë
Dhe n’ mes rrapave shekullorë
Do t’ shkruje vargje historisë.

Kështu e ka fryma e poetit
Pasqyron gjithnjë t’ verteten
Mos të harrojmë alfabetitn
Ku e lanë t’ paret nder shekuj”

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT