Për ty që të desha shumë ,
Netët përcolla pa gjumë,
Shpesh prita me lot në sy,
Minutat numëroja për ty.
Shum herë kam buzëqeshur
S’jam pendu që të kam dashur
Se forcë gjeta aty brenda teje
Ndriçove si dielli pas një reje.
At dashuri që ty të kam falë
Ajo akoma më mba të gjallë,
Përcolla çdo brengë e trishtim,
Se të kam ty në shpirtin tim .
Tani se di se çdo të bëj,
Një copës zemër do ta rrëmbej,
Dhe atë ditë që ti s’ je me mua ,
Unë i them zemrës se sa të dua.
Kam shumë fjalë që dua ti them
Nuk i nxe vargu e as një fletore,
Ndaj mes vargjesh të përqafoj
Ti je dashuria ime prore.
S’të ndaj nga zemra asnjë minut
Se pse të dua as vetë se di?
Do jesh dhe ngelesh gjithmonë për mua,
E vetmja e shtrejnta dashuri !