Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -FOTOGRAFIA

Murtez Asllani -FOTOGRAFIA

Fotografinë tënde
e vara në mur
që gjithmonë ta shikoj
e kur t’përmallohem për ty
të përqafoj si dikur.

Sa kujtime ngjallën
sa vuajtje,
sa gëzime,
sa përmallime
e ti qëndrove stoike
si një heroinë
në luftë
e pamposhtur përherë
nëna ime e çmuar!

Sa herë e shikoj
më duket se flet
e më këshillon
si dikur,
kur isha i njomë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT