Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritNdoc Gjetja-Lojë Dashurie

Ndoc Gjetja-Lojë Dashurie

Ti je mbretëresha dhe unë jam mbreti
e ngjitëm fronin me anë të puthjes
s’pushtuam askënd veç njëri – tjetrit
asnjeri se ndjeu shijen e mundjes.

Ne s’kemi nevojë për kushtetutë
në marrdhëniet tona sundon kaosi
nën cipën e hollë të mirësjelljes së butë
tani bën ligjin vetëm Erosi.

Nuk di deri kur do mbahet në këmbë
mbretëria jonë në çrregullim të plotë
por çasti i rënies s’do jetë i rëndë
do biesh mbi mua që jam shtrirë përtokë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT