Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj -KULMI QË S'E BËMË

Ragip Ramaj -KULMI QË S’E BËMË

Një qiell mbushur me bashka resh
shtrihet plagëve të trupit tim

Asnjë dru nuk e patëm të drejtë
për kulmin e Rozafës

Shiu i fatit tonë curron mureve të saj
Dhe derdhet në etjen e Qumështit të Bardhë

Duke i hypur në qafë njëri-tjetrit
Harruam Pyllin tonë qē u rrit me lisa të shtrembër

Vra e djeg vetimash nga qielli ynë

Presim prej shekulli në shekull
në pyllin tonë të rritën lisat e drejtë
Për kulmin e Rozafës

Që kurrë s’mundëm me ia ndalë pikën
Mureve që bien bashkë me Natën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT