Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritDonika Meta Gjura -VENDLINDJA IME..

Donika Meta Gjura -VENDLINDJA IME..

Bulqizë e dashur, nëntokë e artë,
Me histori të lashtë, vetvetja më je,
Sa shumë Ti rrite djem e vajza,
E pranë vetes moj, tani nuk i ke.

O nënë e urtë, nëna bulqizake,
Me qumështin e gjirit i mëkove,
Me mund e djersë Ti rrite fëmijët,
Sot shpërndar si zogjtë në botë.

Dyert hapur o nënë i kishe çdo ditë,
Mysafir kohë pa kohë prite e përcolle,
Me fanatizëm mban gjallë atë traditë,
Kush t’erdhi n’troje e ti nuk e gëzove.

Oh! Sa m’vjen vjen keq e s’gjej dot fjalë,
T’i rendis vuajtjet o nënë që ti ke,
E t’i kujtoj gjithë ata djem e vajza,
Që rrugëve të botës na humbën ne.

E t’i kujtoj e marr të gjithë me rend,
Dhe k’ta të tjerët t’mekur e t’pa qarë,
Që punojnë cfiliten e prap nuk arrijnë,
Familje e fëmijë të gëzojnë jetë të mbarë.

Ehh! Çfar unë dua e sa do të shkruaj,
Vargjet i mia, fare pak janë për ty,
Vendlindja ime është më e bukura,
Nga të katër anët mbush me flori.

Si çdo vit Tetëmbëdhjetë shkurti vjen,
U mbushën shtatëdhjetë e shtatë vjet,
Ti më e madhja nga minierat në botë,
Pësëri populli i varfër, aty të ka mbet’.

Ndaj i shkrova unë sot k’to vargje,
Me lot n’sy e dhimbje që ndjej,
Për ta kujtuar gjithnjë këtë datë,
E ardhmja shpresoj lulëzuar të gjej!
BULQIZË VENDLINDJA IME.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT