Syneti është një moment tejet i rëndësishëm, sepse djali i vogël pas këtij akti hyn në një faze të re jetësore. Djalit tash e tytje i forcohët shtati, bëhet krahë pune për familje dhe fillon edhe koha e pjekurisë. Caktimi i synetisë së djemve bëhet nga familjarët, ku edhe përgaditet zjafeti sepse thirren familja, të afërmit, miqtë dhe shokët. Një natë para synetisë në trevën e Opojës është zakon të mblidhën bijat e asaj familje dhe mblidhen të gjithë meshkujt e e lagjes dhe i caktojnë dy të rinjë t`i shërbejnë mysafirët me kafe, caktojnë komandantin e symetisë dhe konakun se ku do t`i presin mysafirët. Një grup vajzash rreth sofrës të mbuluar me çarshaf e pastrojnë grurin dhe këndojnë:
Bija e mesa
Bija e mesa jemi tubue
Synetin e djalit por me e fillue
Amon kot dit kush e priti
Baba djalin që e rriti
Jemi gzue
Jemi gzue jemi gzue
Jemi bô me fluturue
Fluturojm e shkojm porpjet
Vllain tôn po bôjm synet
Jemi gzue jemi gzue
Jemi bô me fluturue
Fluturojm e shkojm n’hava
Synet t’bukur kemi na
E kemi t’lazdruot
Na vllain ton e kemi t’lazdruot
To ta bojm synet no jorgon t’punuot
Na vllain ton e kemi por mall
Ta bojm synet no jorgon me ar
Mos u tut or vlla kur t’vjene berberi
E kie nênon to rri te krevi
Lumos na
Lumos na por veron sivjet
Po bôjm darsom edhe synet
Qekjo vera sa e mira
P`i bôjm synet dy drondafilla
Qekjo vera sa e ômla
P`i bôjm synet dy orgovona
Ta bôjm synetin na to dillon
Dajot e Arbnorit ne to mlidhon
Bëhet koha e veshjeve të fëmijëve me veshje speciale për syneti të shkruara “Mashallah” kurse vajzat vazhdojnë me këngë për djemtë që do të bëhen synet:
Arbnorin e kemi to par
Na Arbnorin e kemi to par
To ta bojmë synet no jorgan me ar
Na Arbnorin e kemi t’lazdruot
To ta bôjm synet no jorgon t’punuot
T’ja vonojm Arbnorit çadron me syreta
T’ju jete kujtim hallave t’veta
Kur ta vêm Arbnorin nor hije t’çadros
Si bylbyl nor hije t’manushaqos
Kur ta vem Arbnorin nor hije t’shamis
Si bylbyl no deg t’qurshis
Po bôjm Arbnorin synet lumos na
Me kapuqin mashallah
Me petka Turkios
Ta veshim Arbnorin me petka Turkios
T’ja mushim kapuçin marka t’Gjermonios
Ta veshim Arbnorin me petka t`sarita
To ta korkojm kah udha me drita
Vajzat me këngët që i këndojnë lajmërojnë ardhjen e berberit në oborr për ta bërë synet djalin i cili qëndron në prehërin e nënës dhe fëmija nuk largohet nga prehëri i nënës:
Kur t’na hije n’kurt
Ky berberi kur t’na hije n’kurt
O more Arbnor mos u tut
Kur t’na hije berberi n’mrenda
O more Arbnor mos to t’dridhot zemra
Vajzat me këngë lajmerojnë se bërberi po vjen kah arat:
Kur t’vjene berberi
Kur t’vjene berberi nopor ara
O more Arbnor e deli porpara
Mos u tut Arbnor kur t’vjene berberi
E kije nenon to rri të krevi
Mos u tut Arbnor kur t’vjene sherjoni
E kije nenon to rri të jergoni
O more bërber to lutom tepor
Ma mashtro Arbnorin me sheqer me letor
O more berber to lutom shum
Ma mashtro Arbnorin me lloku
Kur t’na vjene berberi
Kur t’na vjene berberi ka loma
T’ja mushim krahin me marhoma
Kur t’na vjene berberi ka vija
To t’ja mushim krahin me shamia
Kur t’na hie berberi n’kurt
O more Arbnor mos u tut
Kur t’na hie berberi n’brenda
O more Arbnor mos to t’dridhot zemra
Hallat përmes këngës i lutën bërberit që djalin ta mashtrojë që mos të këtë frikë nga ai:
Ore berber
Ore berber to lutot halla
Ma mashtro Arbnorin me çokollada
Ore Arbnor topi alltonit
Mos u tut hiç porpara sherjonit
Në shtëpinë e djalit prej momentit kur vijnë lodrat fillon të bëhët një atmosferë gëzimi e gjallërie.
Kalle moj kalle
Kale moj qitja timin oooo
Po bôjm synet ma t’mirin
Ooooof of amon
Eeee synet na po bôjm
Kalle moj kalle malin oooo
Po bôjm synet sugarin ooo
Ooooof of aman
Eeee synet na po bojm
Kalle moj male kodra ooo
Po bôjm synet me lodra oo
Ooooof of aman
Eeee synet na po bôjm
Të ftuarit për në syneti nisin të vijnë e ta bëjnë për hajr synetin. Me rastin e bërjes për hajr nga ana e mysafirëve nuk mungonin as bakshishet në familjen e djalit. Shumë here bakshish dërgohej një dash nga ana -e dajave e disa të tjerë sillnin dyshek, jorgana, por edhe para nga ndonjë mik i fortë nga xhepi.
Dajot Arbnori i ka burra
Dajot Arbnori i ka burra
To t’ja bion kauçin me lula
Dajot Arbnori i ka trima
To t’ja bion dashin me brina
Na Arbnorin kur ta bôjm synet
To t’ja grishim dajot e vet
Bëhet koha që të shetitet syneti. Vajzat vazhdojnë me këngë e valle:
Krushqit e synetit
Krushqit e synetit to t`i çoj ka reka
Çadra Arbnorit e mushme syreta
Krushqit e Arbnorit to t`i çoj ka ura
Çadra e Arbnorit e mushme me lula
Po bion dairot
Po bion dairot oooo
E po bôjn synet to mirot ooo
E po bion çemparot oooo
Po bôjn synet agallarot ooo
Para se me u nis për ta shetitur synetin bëhet radhitja e tyre. Në fillim vijnë mysafirët dhe më të moshuarit vihen para bajrakut por para të gjithëve vjen hoxha i fshatit. Radhitjen para bajrakit e bën komandati i dasmës sepse di t`i nderojë të pranishmit e lodraxhinjt shkojnë në fund të kolonës.
Synet me lodra
Kur ta bojm Arbnorin synet me lodra
To t’i djegim male kodra
Na Arbnorin kur ta bôjm synet
To t’ja grishim dajot e vet
To ta bojmë Arbnorin synet nor molla
To t’i rrin dajot porgjeth okolla
To ta bôjm Arbnorin synet nor dardha
Boll i ka dajot kur t’i rrin porpara
Na Arbnorin e kemi njô
Na Arbnorin e kemi njô
Nuk na dhimot kurgjo por k’to
O more Arbnor vllai me dy motra
To t’bôjm synet me dy par lodra
O more Arbnor i hjeshom vet
Mori to ka hije kur t’ve n’krevet
O more Arbnor me synt e zez
Me t’bô synet mezor po t’pres
Ta bôjm Arbnorin synet me grishtar
Nônon e babos sa e kemi gjall
Çadron Arbnorit to t’ja vonoj
Ka dera dajve to ta çoj
Djalin e merr daja e hyp në kal dhe nisin ta shetisin synetin nëpër fshat, kurse vajzat me defa këndojnë:
Çadron me pasqyre
T’ja vonojm Arbnorit çadron me pasqyre
Kush ka deshir ne t’dele ta kqyre
T’ja vonojm Arbnorit çadron me çereka
Hasret e kan hallat e veta
T’ja vonojm Arbnorit çadron me sheqera
Kush ka deshir ne t’dele të dera
Na Arbnorin e kemi njo
Na Arbnorin e kemi njo
Nuk na dhimot kurgjo por k’to
O more Arbnor vllai me dy motra
To t’bôjm synet me dy par lodra
O more Arbnor i jeshom vet
Mori to ka hije kur t’ve n’krevet
O more Arbnor me synt e zez
Me t’bo synet mezor po t’pres
Ta bôjm Arbnorin synet me grishtar
Nonon e babos sa e kemi gjall
Çadron Arbnorit to t’ja vonoj
Ka dera dajve to ta çoj
Vajzat me këngë e pasqyrojnë një pjesë të ceremonialit të synetisë, kur djalin e shetisin dajët me kal e me shalë:
Çarapot me larë
O more Arbnor çorapot me lar
Daja i madh ka me t’hyp n’kal
O more Arbnor çarapot me lara
Daja i madh ka me t’mar porpara
O more berber to lutom tezja
Ma mashtro Arbnorin me bombonjera
Kur ta bôj Arbnorin synet te doktorri
Kur t’vjene te shpia t’jeshohot oborri
Çadron me larë
Ore Adnon çadron me larë
Daja i madh ka me t’mar n’kal
Dajos Arbnorit po i vizllon shala
Kur ta merre nipin porpara
Çadron e Arbnorit to ta vonojm
Ka dera nenos to ta korkojmë
T’ja vonojm Arbnorit çadron me lula
To ta korkojm ka zadruga
Kur ta hypim n’kal
Edhe na Arbnorin kur ta hypim n’kal
Kundrat e zeza çarapot e bardh
Edhe na Arbnorin kur ta vem n’krah
Me kapuçin mashallah
Çadra e Arbnorit me vija t’telit
To t’mja merre synt e berberit
Ky Arbnori çorapot me lara
Dajos vet t’ja vêm porpara
Synet me hare
Ta bojm Arbnorin synet me hare
Ta korkojm ka shkolla re
To t’ja vem Arbnorit ni pik no hund
To ta korkojm nopor katund
To t’ja vêm Arbnorit ni pik no ball
To ta korokojm nopor mahallë
Kënga e kënduar nga vajzat përshkruan gëzimin e madh që ka nëna me rastin e bërjes synet të djalit të hasretit. Nëna është shumë e lumtur, ku ajo gëzohet dhe goja i këndon bashkë me vajzat dhe mbesat:
E kemi por mall
Na Arbnorin e kemi por mall
Ta bôjm synet no jorgon me ar
Na Arbnorin e kemi t’lazdruot
Ta bôjm synet no çarshaf t’gavruot
Ta bôjm Arbnorin synet me bajrak
Ta korkojm kator sahat larg
Është koha kur bëhet synet djali dhe vajzat vazhdojnë të këndojnë:
Na Arbnorin e bomë synet
Edhe na Arbnorin e bojmë synet
Leja, ore Zot babos me jetë
Qekjo vera sa e mira
P’i bojmë synet dy drondafilla
Qekjo vera sa e omla
P’i bojm synet dy orgovona
Krisi pushka ushtoj metepi
Or Arbnor porhajr syneti
Djali është i shtrirë në krevat. Të koka i rrijnë nëna gjyshja, dhe të afërmit ndërsa vajzat vazhdojnë më këngë:
Flamuri Qabos
……. Qabos
O more arbnor e flamuri Qabôs
To t’mja hjeshosh sobon e babos (2)
……. Tiranos
O more Arbnor e flamuri Tirônôs
To t’mja jeshosh sobon e nonos (2)
……. Dor
Vene or Arbnor doron pormi dor
Sikur bylbyli kur knon n’konor (2)
……. Krah
Vene or Arbnor krahin pormi krah
Sikur bylbyli kur konon n’sabah (2)
Djali është i shtrirë në krevat, të kryet i rrijnë të familjes dhe pranë kresë ka kësulën e stolisur të kthyer së prapthi dhe të gjithë mysafirët që hyjnë brenda në dhomë i dhurojnë para duke e uruar për shërim të shpejtë duke thënë:”përhajr synetia” kurse nënën dhe babain i përgëzojnë me fjalën: “njefshi edhe e martofshi”.
Më përpara ceremonia e shetitjes së synetisë në këtë trevë është bërë me kalë, kurse tani bëhet me veturë. Vetura zbukurohet dhe nga vajzat. Djalin e merr daja, e fut në veturë dhe nisin ta shetisin. Gjatë kthimit veturat fishkëllejnë e vajzat me defa këndojnë.