Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Si Dritëroi!

Mimoza Eliona Osmani-Si Dritëroi!

Sikur të t’ngjaja veç një majë thoi
Veç një majë thoi ,një thërrime
Të thonë që ngjan si Dritëroi
Sa do donte pena ime!

Dhe mora lapsin dhe një copë letër
Të thurja vargje për varg floririn
Por ,Dritëro nuk lind më tjetër
Vargu i tijë të kënaq syrin.

O mjeshtër i lirikës ,mjeshtër
I gjuhës shqipe, argjendar
Se fjala jote s’qe gënjeshtër
Ti thoshe ari mbetet ar.

Je ari që s’do tretet kurrë
Dhe muzë bilbil , dhe burrëror
Prej gurrës popullore ,gurrë
Arenës një gladiator…

Sot s’di përse m’u duk si vjeshtë…
Seç më ra faqes një gjethe loti
lot për poetin, më të thjeshtë
Për madhështorin der’ tek Zoti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT