Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritTimo Flloko-Kur braktis atë që do

Timo Flloko-Kur braktis atë që do

Ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pa fund…
Kam kohë që të pres…Sa shumë!
Përmes erës nëpër net, ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell…
Sa e huaj je tani… S’e ndjen?!
Ku ikën ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s’e di…!
Ne heshtim që të dy ,
na ndan një ftohtësi, tani.

Kur braktis atë që do,
vjen një çast, që e kupton,
se pa të, ti dot s’jeton!
Çfarë, më thuaj, vlen në botë,
kur je vetëm e ke ftohtë,
dhe një zemër s’e gjen dot?!

Ku mbetën pritjet, ku,
ku ndali hapi yt, s’e di?!
Një ndjenjë në fshehtësi,
jam skllavi yt, më thotë, tani.

Sa trishtim ndiej në shpirt, çudi,
kur pendesën shoh në sytë e tu…!
S’di, je e imja a të humba përgjithnjë?!
Ti u ktheve, lotin shoh të ngrirë…
Jam i dobët dhe të fal…s’e di,
mund ta kthejmë në jetë prapë dashurinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT