Udhës së fshehtë
Të shpirtit,
Pluhrosur
Nga mijëra dëshira yjore,
Çdo natë
E hap nga një portë hëne,
Ku shëndërrimesh,
Simetrish qiejve,
Pasqyrime hënore gjej,
Një shpirt të ri,
Një muzë,
Një këngë
Ta këndoj për ne
Izometrish,
Sepse aty,
Ti je përhere
I njëjtē me mua,
Shëmbëllimesh..