Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-MË NGADALË

Xhemkadri Kastrati-MË NGADALË

Ec o njeri ngadalë e sigurtë
Kthe kokën pas nganjëherë
Ec qetë, s’të shembën gurtë
Kudo që të jesh, trego vlerë.

Vlera ngritet veç me urtësi
Nisu nga veti, mer shembuj
Jo me smirë dhe me xhelozi
Nëse gabojmë, s’jemi engjëj.

Edhe kur të fyejnë, ti hesht
Që je njeri i pjekur, tregoju
Por edhe kur fyesi s’rreshtë
Mundohu, provo dhe afroju.

Mos bjer kurrë pre e tjetrit
Mos e fut kryet në një thes
Me u dal dhëmbi sa i ketrit
Do t’vdesin, njeri s’do mbes.

Atë ditë i shlyen gjitha borgjet
Edhe të sharat tashmë i falen
Por, që, fjalët asesi s’kthehen
Përfolen dhe kurrë nuk ndalen.

Kam një lutje për njerëz të mirë
Mos me e marr të keqen model
Thuaje fjalën t’ëmbël dhe të lirë
E fole fjalën, fjala s’hyn kah del!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT