Elegancë e fytit tënd
shpaketuar në thellësi
burim ndjenjash varg e vijë.
E vërej vehtën time
në frymëmarrjen tënde
kur ulemi pran njëri tjetrit.
Më shëron mua vetëm me një fjalë
tek më fëshfëritë prajshëm, ngadal…
Më përkëdhelë pa u ndalë
një her në sy më pastaj në ballë.
Më përbinë të gjallë
buzëqeshja e jote e ëmbël
fëminore, e veçantë, e rrallë…