Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-KJO DITË SHKURTI

Petro L. Sota-KJO DITË SHKURTI

Po vinin retë, si karvane të ngarkuar,
Dhe prisnin radhën, të kalonin në kufi,
Por një erë veneciane, pak e djallëzuar,
I përcolli qetë, qetë, tutje larg në Austri…

Me një diell shkurti, na erdhi mesdita,
Këtë fund jave, që se prisnim kështu,
Po rrija në stacion, por tramin se prita,
U largova në këmbë, duke ikur që këtu…

Një panair libri, në atë çast mu kujtua,
E rrugën “Leopardi” në internet po kërkoja,
Por një tjetër dëshirë, për çudi mu shtua,
Isha në dilemë, të shkoja a mos të shkoja.

Për atë mbasdite, tjetër gjë po mendoja,
Në një provincë të Padovës, pak më larg,
Shtëpinë e Petrarkës, mund të vizitoja,
Dhe ndoshta për të, të shkruaja një varg.

Se kuptova fare, se si mbrëmja më gjeti,
Aty tek Garibaldi, tramin mora për kthim,
Shikimi i një biondeje, në mëndje më mbeti,
Sepse e goditi, që nga larg shpirtin tim.

Mi ngatërroj biondja, mendimet e mija,
Por e lashë të lirë dhe të qetë aty të rrij,
Gjithçka nga kjo ditë edhe mund t’i fshija,
Por, vështrimin e saj, s’mundem ta fshij.

Sa shumë gjëra në jetë, nuk fshihen dot,
Edhe pse të tjera, mund të vijnë më vonë,
Ashtu si ca ngjarje, që trondisin një botë,
Ca gjëra të vogla e trondisin shpirtin tonë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT