Lashë pas pak gjëra,
si gjurmë të pashlyera,
në tokën që më lindi:
derën e mbyllur,
zërin e fikur,
buzën e tharë.
Në rrudhat e duarve
fsheha lotin,
një grusht hi, një grusht mall,
pak drithmë, pak heshtje,
pak plagë, pak vajtim
dhe u bëra
mungesë…
Lashë pas pak gjëra,
si gjurmë të pashlyera,
në tokën që më lindi:
derën e mbyllur,
zërin e fikur,
buzën e tharë.
Në rrudhat e duarve
fsheha lotin,
një grusht hi, një grusht mall,
pak drithmë, pak heshtje,
pak plagë, pak vajtim
dhe u bëra
mungesë…
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2021 Gazeta Ciceroni