Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Çobo-TI NUK FLE PA MUA

Mimoza Çobo-TI NUK FLE PA MUA

Ti nënë, gjatë natës s’fle dot pa mua,
s’të vë faj, kur vij qëndroj vetëm pak,
aq pak, sa mbetesh sërish përmalluar,
dhe pse s’ma thua,syri të çel një flakë.

Ah,kjo moshëri,gjer në palcë të ka rrënuar,
por dashurinë për mua s’ta ka fikur dot,
e netëve,kur qepallat e tua flenë rënduar,
sa herë për mua,ke derdhur të shenjtët lotë.

Lermë nënë,ta puth syrin që më do mua ,
Se kur unë të iki,malli të merrë më shumë,
urdhëro flladin të më sjellë përmallimet e tua
dhe në qofsha në gjumë,erë do të bëhem unë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT