Oxhaku prindërorë
Është
vëndi më i shënjtë
me prushin e malli të pafikun
ku Zotit i falem
e përkulun mbi vatër.
dhe puth ballin e shpirtërave të ikun
që më presin në rradhë
gjithëmonë të paikun ashtu në pëqafje
e më pas në sofër e shtrojmë shpirtin
krejt motra e vllazën.