Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritBlerta Basha-KUJTIMET E JETËS..

Blerta Basha-KUJTIMET E JETËS..

Jeta është e veshur me shumë kujtime,
Në ditarin e zemrës vendosur dhe ti,
Sa herë shfletos i zhytur në mendime,
Marrë penën e shpirtit dhe shkruaj poezi.

Çastet më hyjnore ikam bërë kordele,
Me ngjyrat e qiellit i kam qendisur,
Në dallgë e furtuna, jo, ti nuk ngele,
Dashuria nuk i ngjan një flete të grisur.

Ajo është besnike më e fort se mali,
Nga venat rrjedh ëmbël si nektar ylberësh,
Se tremb as plumbi, fjala dhe as djalli,
Dashuria dhe shpirt, bashkuar njëherësh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT