Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Dekaj -KUJTIME

Drita Dekaj -KUJTIME

TIK Taku i orës herët më zgjoi.
Deshi t’më uronte një muaj të mbarë.
Disa her rresht e lash të tingëlloj.
Desha me gjith zemer të kujtoj këtë ditë.
Një trëndafil i paçelur me gjitha bukurit.

U zgjova me vrap nga ënderrimet e
bujshme.
Desha ti rendis si të pafundme….
Eh për çudi të jetes më rreshqiten nga dora.
Si petale trëndafili ranë me një lëkundje.

Dhe ashtu përgjumur fillova të shetis.
Endesha me nxitim sa andej-këndej.
Në brendësi të shpirtit mu shfaqen
do kujtime
Dhe me padurim po prisja ditën e re.

Shpesh e prek fundin pa e dit fillimin.
Pastaj do kujtohe dhe nuk e beson.
Më mirë kur mendohe se nuk e humb
gjykimin.
Dhe përsëri tik taku i orës ditën e re po lajmëron.

E kështu ikin ditët muajt dhe vitet.
Një nga një largohen
Pa e kuptuar as vet.
Në kujtime mbesin si lulet e blinit
Që ta mbushin shpirtin me arom e jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT