Wednesday, March 5, 2025
BallinaUncategorizedFlora Peci -Flamur gjaku, zë lirie

Flora Peci -Flamur gjaku, zë lirie

Në kullë të Jasharajve një zë buçet,
Ademi si mali në mes të fushës,
përballë natës së zezë dhe plumbit të rëndë,
një zemër shqiptare që rrah për tokën.

Fjala e tij është gur, është zjarr,
shpirti i tij flakëron si shqiponja mbi male,
gjak i tij rrjedh në damarë të Kosovës,
rrënjë të kombit, të ngulura thellë.

Një këngë lirie dridhet mbi rrënoja,
Ademi flet përmes erës,
kufij s’ka për këtë tokë që zgjat dorën,
në Kosovë, aty ku lulëzon krenaria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT