Ah, moj Greva ime të puthsha në gushë
që ma ke atë pamje që s’e ka askushë
më je madhështore, në atë rrëzë mali
syrin kush t’a hodhi dhe hapin s’e ndali !
Kush të pa damarët e s’u befasua
kush të pa gjelbrimin pas tij s’u lakmua
kush të pa konakun e nuk u çuditë
Kush të hyri mbrenda e s’të mbeti mik!
Kush u ngjit lartë në kodër te Kejsha
nga lart të shikonte, ishe perendesha
fshat i sistemuar, nuri fort të ndrit
bukuria jote, gjithëkënd e çudit!
Kush t’i pa vashat e s’ra në dashni
djemt kush t’i pa, e s’ti pati lakmi
sofrën kush provoj e s’u befasua
Kush të njohu Grevë e s’u lumturua!
Kush t’njohu kulturë, të njohu histori
kush provoj mikpritjen edhe bujari
ta thot me zë t’nalt nuk ka hezitue
si Grevën kërkund, anjë s’ka takue!
Ti moj Greva ime kështu ke qenë përherë
Ti për ne krenare, ne krenarë ndjerë
je nuse e bukur, gjithmonë ngjanë pranverë
dhe pse jam larg teje, erën tënde ndjerë!
Në zemër të kam, moj vendlindja ime
në zemër të kam, jo vetëm n’kujtime
ashtu si dhe Ty, për Ty malli marrë
një copëz Greve do ta marrë dhe në varr!
Me dheun e sajë kur të vijë dita
do të flej i qetë, nën të bukurit plisa
me aromë Greve, qofsha i shoqëruar
nga dheu i sajë, qofsha i mbuluar!