Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritFali Ndreka -Një puthje

Fali Ndreka -Një puthje

Nje puthje e lehtë si fllad,
Le të freskojë buzët e tua,
Që digjen si prushë e flakë,
Të dehura nga dashuria.

Një puthje që ngjitet altarit
të besës dhe siqeritetit,
Që perkund e ledhaton shpirtin,
në djepin
që e ëndrrojnë dhe mbretërit.

Një dehje me verën e mirësisë
Le të na përkund mbi renë e bardhë,
Dhe në pafundësinë e qiellit
le të hidhemi si të marrë.

Si yll zbrite në zemrën time,
Ilac i zemrës time per mua ti je bërë,
Në netët e bukura me më të mirat vëgime,
U dehëm të dy në vitet që nuk përsëriten më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT