Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritBahrije Qerimi Spanca-ADEM JASHARI

Bahrije Qerimi Spanca-ADEM JASHARI

Krahët sa një shkëmb,zemrën sa një mal
Figura jote gjithmon do buzëqesh
Ëmblemë legjende,aureolë mbi ball
Je vesë gjaku,që lulkuqet i mveshë

Kënga yte është më e bukura melodi
Ardhmërinë e ndritë me vezullimë
për armikun ishte furtunë me stuhi
Ishte rrufe me bubullimë.

Nga tokë ,e shkelur e ndrydhur,e djegur
Agime të reja burojnë mbi flamur
Lulëkuqet silueta te pragu kan qelur
Kurorën më të bukur për ty e kan thurë

Lum Prekazi që e rriti këtë djalë
Lavdinë e tij në flamur e ngre
Komandant,legjendë e gjallë
Në histori…, epokë e re.

Me emrin tënd,Dardanija jeton
Se jeta jote neve na dha jetë
Yll mbi yje shkreptimë,ndriqon
I pavdekshëm…,
Jooo…,
Amshimi ty s’të tretë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT