Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-T'I NJOH PLAGËT

Fazli Ferati-T’I NJOH PLAGËT

T’i kam njohur e t’i njoh
plagët atdhe
ndër vite e ndër breza
t’i mata me dhimbjen e shpirtit tim
me gjakun e derdhur si lumë
me lotin e nënave

T’i njoha vuajtjet
përmes rrudhave të ballit
që të ranë mbi kurrizin tënd
e që kurrë s’u dorëzove
gjithmonë në ballë të furtunave
si shkëmb qëndrove

Ta njoha trimërinë e flijimin
Kosova ime martire
përmes krismave të pushkës
së Adem Jasharit
e shumë trimave të tjerë
dimrat e acartë me gjakun tuaj
na e kthyet n’pranverë

Pranverës iu shtuan shumë lule
lulëkuqe Kosove
që u shndërruan në lapidare
ku sot Kosova
në saje të gjakut tyre
qëndron e Pavarur e krenare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT