Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-TË PREMTOJNË

Lida Bashllari-TË PREMTOJNË

Të premtojnë dashuri
Ata që emrin nuk ja dinë.
Me shumë fjalë të gënjeshtërta,
Që në fund janë krejt trillim.
Pastaj mburren ç’kanë arritur,
Duke thyer e vrarë zemra
Dhe krenarë mburren të lumtur,
Në një listë të gjatë me femra.
O idiotë dhe egoistë që ju ka braktisur jeta,
Mos servirni tradhëtinë,
Se një ditë del e vërteta.
Të vetmuar dhe të mjerë,
Larg nga bota do të vdisni,
Nëse mbillni pabesi,
Pabesi do të mund të prisni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT