Para dalldyshash e trëndafilash
kuqëlon pranvera e para në Prekaz
5,6,7 Marsi në Kosovën time
me lule bojëgjaku shpirtërat i ngjallë.
Në atë kodër të Lavdisë pranvera ndalet
në dritë të lirisë në shkull të Ri
në tre dit të Marsit në Kodër të Jasharajve
të gjallë e të vdekun në përkujtim.
Bashkë me dalldyshet e trëndafilat
me lule bojgjaku më mbushet kjo Kodër
e kur shtohet oxhaku me plot bij e bija
vallëzon Legjenda në valle me Shotën.
Në kodër të Lavdisë atje për çdo Mars
ku prushi i oxhakut gjithmonë rrin ndezun
tash vetëm dasma bëhen në Prekaz
e në të parën valle e nisë Legjenda.