Artin e frymëmarrjes sërish
barkut i propozuam.
Tonin e shkarkuar
dal ngadal e lexuam
në këmbët e në krahët tanë.
E mprehëm në tempullin kurues
edhe tehun e sharrës
që mësuar më parē e kishim.
Dridhje mbylljet e syrit të majtë
i pëlqyen Shtegtares sime
ani pse të vullnetëshme s’ ishin.
Aguam në një botë tjetër
brenda rrezeve t’ eksplodimeve.
Te kroi i ranës së tharë
kupë e etjes që lëkundej në rrap
i bindej freskisë së lotit të kristaltë.
Frymën jasht e nxorëm
me gjuhën e buzën
krejt në fund
frenueshëm…