Rënia e Prof. Berishës, në kulmin e luftës për liri, është përshkruar me një ngarkesë emocionale të thellë, ku theksohet heroizmi dhe vetëflijimi i tij për një kauzë më të madhe-që është LIRIA. Ky libër është më shumë se një përshkrim i ngjarjeve historike; është një përjetësim i njërit nga momentet më të ndritura të luftës për lirinë e Kosovës dhe një dëshmi për sakrificat që nuk duhet të harrohen kurrë.
Figura e Prof. Selim Berishës – mësuesi dhe dëshmori i kombit
Prof. Selim Berisha ishte një profesor i shquar, një njeri i diturisë dhe një udhëheqës i guximshëm që dha gjithçka për atdheun dhe popullin e tij. Angazhimi i tij për liri dhe për të drejtat e shqiptarëve është një simbol i heroizmit dhe i veprës që kalon përtej kufijve të individëve dhe arritjeve personale. Ai e pa edukimin si një armë të fuqishme për ngritjen e kombit dhe luftoi për të sjellë një të ardhme më të ndritur për brezat që do të vijnë.
Në këtë poemth, kam shpalos jo vetëm rënien e lavdishme të Prof. Berishës, por edhe rëndësinë e tij si një mësimdhënës i inspiruar që ndikoi në formimin e mendësive të shumë individëve. Rënia e tij është një humbje e madhe për kombin dhe për kulturën shqiptare, por gjithashtu një nxitje për të ruajtur dhe përjetësuar kujtimin e tij si një model të idealizmit dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Mesazhi i librit
“Rënia Solemne” është një libër që shërben jo vetëm si një reflektim mbi ngjarjet historike, por edhe si një thirrje për mbrojtjen e vlerave të lirisë, dinjitetit dhe drejtësisë. Ky libër ka për qëllim të kujtojë se sakrificat e heronjve si Prof. Selim Berisha janë të rëndësishme për formësimin e identitetit kombëtar dhe për vazhdimësinë e një shoqërie të drejtuar nga vlerat e lirisë dhe paqes.
Poemthi në fjalë është një testament që pasqyron thelbin e një populli që nuk harron ata që dhanë jetën për të mirën e tij. Nëpërmjet fjalës së shkruar, ndihmohet në mbajtjen e gjallë të kujtimit të heronjve si Prof. Selim Berisha dhe bën të mundur që brezat e rinj të njohin dhe respektojnë sakrificat që u bënë për lirinë që gëzojmë sot.
Në fund, ky libër është një dhuratë e vyer për çdo lexues dhe për çdo njeri që dëshiron të shprehë mirënjohje për ata që dhanë jetën për idealet më të larta të lirisë dhe dinjitetit. “Rënia Solemne” për Prof. Selim Berisha do të jetë një libër për të mos e harruar e për ta kujtuar me nderim dhe respekt këtë vigan të arsimit shqip e dëshmor të luftës për liri nga të gjithë ata që mbajnë në zemër atdheuë dhe historinë e tij.