Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Bota s'guxon të jetë më e murmë

Armenida Qyqja-Bota s’guxon të jetë më e murmë

Mendimet, si retë, ndryshojnë trajtat,
Një shteg të gjejnë, tej vorbullave të fryra,
Trysnisë përherë e më shtrydhëse
Të një graviteti të rënduar planetar…


Shoh ty, konturet e buzëve të tua
Dhe e di fare mirë se ç’duhet
Lart për t’i ngritur retë, larg tokës,
Drejt blusë ku pluskojnë gjithë dashuritë…


Mjafton veç një fjalë i dashur,
Një fjalë, një pëshpërim, frymë,
Mall që më flladit shpirtin e lodhur
Dhe një botë e tërë, s’guxon të jetë më e murmë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT