Sa herë dua të shkruaj për nënën
Meteor i krejt gjithësisë,
mendja e zemra marrin hov,
nga forca e madhe e Perëndisë.
Fillon letra të shkëlqejë,
dhe shkronjat kthehen në ar.
Varg e vi lidhen zinxhir,
nënë, si yll Zoti të ka falë.
Të mendosh fjalët s’ke nevojë,
të thuash emrin plot dashni,
gjithçka shkrihet mjaltë në gojë,
nënë, për mua je Perëndi.
Kur shoh diellin tek lind,
me ato rreze të krahasoj.
Në zemrën time je heroina,
kurrë përjetë nuk të harroj.
Veç në dritën e hënës natën vonë,
dal në dritare e flas me ty.
Me rrezet e saj të krahasoj,
s’ka në botë nënë si ty.
Nëna mbron fëmijët si luaneshë,
dorën mbi krye e ka si pendë.
Në zemrën e fëmijës është hyjneshë,
askush s’e zë, nënë, vendin tënd.