Një Zot ka kjo botë.
Lum kush beson.
Lum kush toleron.
Lum kush bën mirë.
Lum kush ka zemërbardhësi
E në shpirt paqe e mirësi.
Ashtu si nata, që në gjumë na vë
Jo pra jo, e jona më s’është asgjë
Lutemi Zotit, në mëngjes të na zgjojë
Sepse jo as jetën, s’e kemi në dorën tonë
Kur zgjohesh në mëngjes, Zotin falendero
Që të fali një ditë të re, Zotin adhuro
Për pasuri materjale, mëndjen mos e vra
Se dhe mbreti kur iku, të tëra këtu i la
Nëse je i varfër, kurrë mos u shqetëso
Të kesh mirë shëndetin, e shpirtin pasuro
Të varfër sot të lënë, veç njerëzit e padrejtë
Që s’kanë shpirt të mirë, as dashuri në zemër
Të duash gjithçka për vete, kjo quhet lakmi
Mikrob i keq, sëmundje me emër ligësi
Kqardhje… Ushqejnë shpirtin, me ndjenja urryese
Kaprriço, mëndjemadhësi, hipokritë me lakmi rrëmbyese
Zgjedhur udhën e paudhë, aty le të ecin
Me brumin që gatuan, vetë do të ngecin
Por dhe atyre, që të kanë shkaktuar plagë
Mos mallko askënd, lërja Zotit atje lart
Ti ec në udhën tënde, të drejtë askujt në hak mos i hyn
Fal mirësi nga zemra, jeta në të mirë të shtyn
Lotit të të drejtit, jo të gjithë ia njohin peshën
Ai sa një oqean rëndon, se shpirti i tij një me të vërtetën
Herët a vonë e vërteta, kur del në pah, vret e shkatërron
Shpirtrave të ligë, vetë meritën u tregon
I zbret nga shkallët e piramidës, së tyre pa themele
Si për ngushëllim futur në nota muzike, funebre
Viktima të vetvetes, shpirtra të boshatisur
Mes lakmisë në këtë jetë kalimtare, shpirtin të braktisur
Me shpirtin paqësor, e zemër të bardhë si dëborë
Mbijnë degë lumturie, që jetën ta zbukurojnë.