Të hodha pak
vështrimin mbrëmë,
ashtu, vjedhur,
dhe pa mend.
Dhe në heshtjen
e asaj nate,
loti zuri pak vend…
Vjedhurazi të vështrova
gjatë,
nëpër heshtje
dhe pa fjalë.
Nuk guxoja të të thoja
se aq shumë
të dëshiroja.
Nuk të thashë,
e mbajta brenda,
se ti mërzitesh shpejt.
Doja të të shtrëngoja
fort,
të mos harroja
asnjëherë…