Në sportelin e stacionit të kujtimeve
Mbrëmë kishe rikthyer kohën e vjetër pas,
Kishe manifestuar kohën në çast,
Krejt spontan, asgjë s’e kishe bërë plan.
Në stacionin e rikthimit të kujtimeve
Ishe gjendur pikërisht mbrëmë.
Treni i kujtimeve mbartte gjirot e kohës,
Balta e kujtimeve të sillej si paraja në fron.
E kishe marrë një valle të lirë prej shoqërisë,
Sa shumë kohë të bukura ke kaluar me mua!
Unë e ti, që prej shumë kohësh s’jemi takuar,
Kujtimet mallin e shpirtit e kanë trazuar.
Malli i shpirtit si furtunë është trazuar,
I përhumbur në mes të baltës së kujtimeve
Mbyteshe në vetvete si një lumë i trazuar.
“Nuk mundem të mos të dua”, ishe duke thënë,
Sepse ti ishe një krah force pa hua.
E zgjodhe largimin si i hutuar,
E sot në baltën e kujtimeve je duke lundruar.
Si ti dhe unë njësoj po vuajmë, o i uruar.
Vala e kujtimeve lexohet në fytyrën tënde,
Se të kam dashur si dy dritat e syve.
As urrejtje, as nam s’të kam dhënë kurrë,
Se e kishe epitetin burrë.
Si drita e diellit të shkëlqente dikur ai nur,
Po nuk e di kush të mashtroi,
Tinzisht të largoi e të penalizoi.
Nga balta në baltë mos tento të biesh,
Se ti dy herë s’mundesh të dashurosh.
Nuk ka mundësi të mos të dua përsëri,
Bukuria e shpirtit tënd më ka bërë magji.
Në baltën e kujtimeve të dy jemi ngrirë,
Eh, shpirti po më trazohet, po ti s’je më ai.
Të pashë, ishe përhumbur në mërzi,
Të pashë lotët e mallit të fshehur nën qerpik,
Po ta shkatërronin shpirtin në vetmi.
Fshehurazi qaje si një fëmijë,
Endeshe si i dehur, pa vetëdije.
Vuajtjet i kishe pranuar publikisht,
Se ke gabuar me mua marrëzisht.
E në baltën e kujtimeve je duke u dremitur,
Pafundësisht…
Me pendesë mbi valët zemërake
Rrije i heshtur e në heshtje vuaje shumë.
Sa herë të ofrohet nata e bie errësira,
Kujtohesh me veten e qan si fëmija.
I ëndërron mes kujtimesh lojërat e mia,
Por ajo kohë tashmë ka kaluar.
Në baltën e kujtimeve je duke notuar…