Mos i shih rudhat e gruas si tokë e çarë,
etur dhimbshëm
Ruaju përrenjve hasdisur,
fuqisë së dashurisë,
mbjellë edhe mbi plagë
Mos i shih rudhat ndjenjë harruar,
si hiri i ëndrrave shpërndarë,
shihi vullkan me llavën zgjuar,
malin e bën fushë,
fushën sërish mal